loading...
loading...
loading...
Çka i tha Joshua – Klitschkos para se ta rrëzonte në raundin e 11-të? (Foto) – ­

Çka i tha Joshua – Klitschkos para se ta rrëzonte në raundin e 11-të? (Foto)

Çka i tha Joshua – Klitschkos para se ta rrëzonte në raundin e 11-të? (Foto)

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka zbuluar se ai i ka thënë Wladimir Klitschkos para ndërprerjes së duelit se do ta nokautonte.

Joshua është parë duke i thënë diçka Klitschkos në raundin e 10-të dhe të 11-të, kurse tash ka zbuluar vet britaniku se e kishte paralajmëruar ukrainasin për disfatën.

Klitschko ishte drejt një fitore me pikë pasi u rikthye nga një “knock doën” në raundin e pestë, për ta rrëzuar në ring edhe Joshuan për herë të parë në karrierën e tij.

Megjithatë, një goditje e rrufeshme me “uppercut” nga Joshua ndaloi Klitschkon drejt rrugëtimit të fitores më të madhe në karrierë.

Joshua dy herë e rrëzoi Klitschkon për 30 sekonda para se gjyqtari e ndërpreu luftën me ukrainasin të rrahur në këndin e ringut.

Raundi i 11-të dhe “knock outi” i Klitschkos pas tri “knock down-eve” ishte edhe më madhështor falë faktit se Klitschko e rrëzoi Joshuan në raundin e gjashtë dhe dominoi luftën nga ajo periodë.

Joshua nuk ka mundur të ndalet së qeshuri në konferencën për shtyp dy orë pas duelit duke zbuluar atë që i ka thënë Klitschkos gjatë luftës, shkruan Telegrafi.

Kamerat kanë kapur Joshuan duke i pëshpëritur në vesh Klitschkos dhe duke folur me të gjatë luftës.

Joshua ka qeshur shumë kur është pyetur rreth kësaj duke pranuar se e paralajmëroi ukrainasin për rrezikun.

“Unë i kam thënë se do t’ia “fshija prapanicën” në raundin tjetër”, theksoi Joshua.

Ai shtoi se u ka thënë trajnerëve në fund të raundit të tetë se ata nuk duhet të jenë të brengosur dhe se ai sigurt do të fitonte duelin.

“Trajnerët e mi më thanë se është dashur ta fitoj raundin e 10-të, por unë u thash atyre se ai ishte një raund pushimi. Kam pasur nevojë për pushim”, përfundoi Joshua. /Telegrafi/

biislim-krasniqigmail-com