loading...
loading...
loading...
Haradinaj: Heronjtë e lirisë, amaneti ynë që nuk falet! – ­

Haradinaj: Heronjtë e lirisë, amaneti ynë që nuk falet!

Haradinaj: Heronjtë e lirisë, amaneti ynë që nuk falet!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “amanetet e dëshmorëve na obligojnë që të tregohemi të pakompromis në mbrojtjen e shtetit dhe se vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, pas homazheve të bëra në Prekaz, ka thënë se sakrifica e heronjve të Kosovës për lirinë dhe vendin përcakton rrugën tonë për të ecur përpara.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pa kompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!

Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejën e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftëtarëve të mi, në Gllagjan!

Vetëm ata që harrojnë u përsëritet historia!  Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet! R H”(sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Haradinaj ka thënë se në nisje të obligimeve që kanë për vendin sot e kanë filluar me nderime të figurave të ndritura, raporton Ekonomia Online.

“Jemi te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe do të vazhdojmë me këtë nderim edhe te vendet tona të shenjta. Ne si popull i vjetër traditën e nderimit e kemi gjithë, dhe kjo sot ndërlidhet me veprën e Ibrahim Rugovës”, ka thënë ai.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është përulur edhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në kryeqytet.

“Përulemi para dëshmorëve, para heronjve që kanë dhënë jetën për liri”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ata e meritojnë”.

biislim-krasniqigmail-com