loading...
loading...
loading...
Boksi e shpëtoi nga burgu: Historia e Joshuas – ­

Boksi e shpëtoi nga burgu: Historia e Joshuas

Boksi e shpëtoi nga burgu: Historia e Joshuas

Anthony Joshua ka qenë gjithmonë luftëtar. Por, fati i tij nuk ishte i destinuar të jetë sportist i madh.

Para se të konkurronte të bëhej kampion bote për pesha të rënda, përleshjet e quan atë në anën e errët. Si adoleshent, ai është kapur shpesh në rrugë në qytetin e tij të lindjes, Watford, Herts.

Tashmë një nga sportistët më të suksesshëm në Britani, sonte (e shtunë) do të provojë të futet në histori.

Ai do të mbrojë titullin IBF në pesha të rënda ndaj legjendarit Wladimir Klitschko dhe atë para 90,000 fansave në stadiumin Wembley Stadium, në një luftë që do t’i sigurojë boksierëve nga 17.88 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Mjafton një vështrim i shpejtë në albumin e familjes dhe e kupton se është një luftëtar i lindur.

Një nga ato fotografi e ka zbuluar mamaja e tij, Yeta, ku shikohet Joshua si bebe teksa mbron mjekrën si kampion.

Joshua i iku burgut në atë kohë, por ai ende ishte në telashe. U zhvendos në banesën e mamasë në një bujtinë dhe shoqërohej me grupe që zakonisht e angazhonin atë për lufta rrugësh, shkruan Telegrafi.

Në 2009, ai e gjeti vetën në paraburgim dy javorësh në burgun e Reading dhe për këtë Josha tha:

“Atje brenda ka idiot dhe ajo është koha kur t’i e kupton se me çfarë ke të bësh. Mund të dënohesha me 10 vite, ende do isha në burg”.

Pas kësaj Joshua u rikthye te mamaja dhe filloi një kurs për t’u bërë murator. Në  2007, në moshë 17-vjeçare, më në fund gjeti një luftë legjitime, ku kushëriri i tij e mori atë në një klub boksi lokal.

Aftësisë e tij befasuan të gjithë dhe kështu ai u zgjodh nga skuadrën e boksit të Britanisë. Por, para Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, ai gati prishi edhe një herë çdo gjë.

Në vitin 2011, boksieri u kap nga policia dhe në çantën e ekipit të Britanisë së Madhe ai kishte kanabis dhe kështu u akuzua për posedim. Por, edhe një herë i shpëtoi burgut.

biislim-krasniqigmail-com