loading...
loading...
loading...
Anthony Joshua shpallet Muhamed Aliu i ri nga adhuruesit e boksit (Foto) – ­

Anthony Joshua shpallet Muhamed Aliu i ri nga adhuruesit e boksit (Foto)

Anthony Joshua shpallet Muhamed Aliu i ri nga adhuruesit e boksit (Foto)

E shtuna mbrëma ishte mbrëmja më e pike e boksit ndoshta në historinë e këtij sporti.

Adhuruesit e këtij sporti luftarak nuk kanë vonuar shumë për të shpallur Anthony Joshuan si Muhamed Aliun e ri pasi fotografia e famshme e nokautit të Joshuas dhe Aliut qarkulloi në të gjitha rrjetet sociale me krahasimin për ngjashmërine e tyre.

Joshua e ndali legjendën e boksit në kategorinë e rëndë, Wladimir Klitschkon, pas 11-të raundeve krejt falë një “uppercuti” eksploziv i cili e shkatërroi ukrainasin.

Joshua e rrëzoi edhe një herë të dytë Klitschkon pak momente më vonë para se gjyqtari të ndërprente duelin teksa 90 mijë shikues në Wembley e panë të shkruhej historia, shkruan Telegrafi.

Një moment ikonik ky për 27 vjeçarin që shumë njerëz besojnë se është aq i mirë dhe aq i madh sa ai i Muhamed Aliut.

Shumë fotografi të boksierit legjendar Ali ekzistojnë në rrjetet sociale, por nokauti i Muhamed Aliut ndaj Sonny Liston në luftën e tyre për kategorinë e rëndë e ngjashmëria me atë të Anthony Joshuas ka mahnitur të gjithë adhuruesit e boksit.

Madhështia e të dy boksierëve shihet në të dyja fotot, teksa kundërshtarët e tyre pa shpresë janë të gjunjëzuar para tyre.

A është Anthony Joshua një Muhamed Ali i ri? Shprehuni në hapësirën për komente…

/Telegrafi/

Boksieri britanik ka nokautuar në raundin e 11, 41-vjeçarin ukrainas Wldamir Klitschko.

Por, edhe nëse fituesi do të përcaktohej me pikë, britaniku do të dilte triumfues, transmeton Telegrafi.

Dy gjyqtarë i dhanë fitore me 96-93 dhe 95-93 ndërsa njëri i dha triumfin ukrainasit me 95-93 pikë.

Kujtojmë se dueli ishte i vlefshëm për tre tituj, atë WBA, IBF, dhe IBO.

Ndryshe, Klitschko paralajmëroi se në kontratën e nënshkruar prej dy boksierëve, dueli mund të zhvillohet sërish në të ardhmen. /Telegrafi/

biislim-krasniqigmail-com